Eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchuk thotë se me bllokimin e RMV-së dhe Shqipërisë, përveç Shkupit dhe Tiranës humbin edhe Bashkimi Evropian, Bullgaria dhe vendet tjera të rajonit.

“Bullgaria është një nga vendet që vendosën eurointegrimin e vendeve të rajonit në vend të lartë në agjendën e tyre. Tashmë është e qartë se me politikën e bllokimit nuk do të ketë fitues, të gjithë do të humbasin. BE humb për shkak se rrezikohet kredibiliteti i BE-së, humbin RMV dhe Shqipëria që investuan shumë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Por në fund, do të humbin edhe fqinjët e tyre për shkak se procesi i integrimit kërkon ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore që janë të ndërlidhura me zgjidhjen e kontesteve historike”, tha Kyuchyuk.

Sipas tij, qëndrimi bullgar ndaj Shkupi është i pakuptueshëm për vendet tjera të BE-së, ndërsa Qeveria e Sofjes nuk ka bërë asgjë për t’u arsyetuar qëndrimin.

Ndryshe, Kyuchyuk bashkërisht me 20 eurodeputetë tjerë nënshkruan deklaratë ku kërkohet nga Këshilli i BE-së që të debllokojë eurointegrimin e RMV-së dhe Shqipërisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kyuchyuk: Me bllokimin e Shkupit dhe Tiranës humbin Brukseli dhe Sofja shkruan Telegrafi.