“La Kroa”: Sofja mund të këmbëngulë në bllokimin e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën titullin “Bullgaria-Maqedonia e Veriut: grindje gjuhësore” gazeta parisiene me orientim demokrishter “La Kroa” shkruan se Sofja e konteston ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe kërcënohet ta bllokojë hapjen e negociatave inkuadruese midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Sofja mund të këmbëngulë në bllokimin, por pjesërisht edhe të blofon, konsideron gazeta, sepse, siç citohet, ajo nuk do të fitonte shumë me kundërshtimin e partnerëve të saj evropian për hapje të negociatave inkuadruese, të cilat në çdo rast do të zgjasin dhjetëra vjet, lajmëroi korrespondenti i AIM-s nga Parisi.

Kjo është grindje historike, e cila nuk është e pazakontë në Ballkan, thuhet në fillim të artikullit të “La Kroa”.

“Në shtator, ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se Bullgaria do ta bllokojë hapjen e negociatave inkuadruese midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut nëse nuk zgjidhet “mosmarrëveshja e tyre historike”, shkruan “La Kroa”.

Të dy vendet, vazhdon me sqarimin “La Kroa” gjithashtu, diskutojnë rreth identitetit etnik – bullgar ose maqedonas – të personaliteteve historike të cilët luftuan kundër pushtimit osman, siç është Goce Dellçev, i shpallur si hero kombëtar në të dy vendet. Mes çështjeve tjera është trajtimi i pakicave bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe pakicat maqedonase në Bullgari”, shton gazeta franceze.

Advertisement

Në fillim të dhjetorit pritet mbajtja e Konferencës ndërqeveritare, me të cilën emërohet fillimi zyrtar i negociatave për anëtarësim, që është edhe një nga prioritetet e kryesimit gjerman me BE-në, por megjithatë, siç citon gazeta parisiene Sofja kërcënohet me veto.

Përkujton se gjatë vizitës në Shkup të eurokomisarit për zgjerim në BE-së, Oliver Varheji u bën thirrje vendeve “të gjejnë zgjidhje për këto çështje, të cilat janë lëndë e mosmarrëveshjeve” dhe potencoi se nëse nuk zgjidhen, do të jetë shumë rëndë të vazhdohet përpara.

Gazeta thekson se në vitin 2017, Sofja dhe Shkupi nënshkruajtën marrëveshje historike për miqësi, me të cilën parashikohet formimi i komisionit të përbërë kryesisht nga historianët për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve. Pas pushimit 10-të muajsh ky komision u formua në Shkup më 15-16 tetor, ndërsa disa mbledhje janë caktuar për në periudhën në vijim, boton gazeta.

Gazeta citon se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është optimist në lidhje me mundësinë për arritje të kompromisit, duke përkujtuar se ai duhet ta vizitojë Sofjen në fillim të nëntorit.

Advertisement

Një diplomat evropian për gazetën thotë se Bullgaria mund të këmbëngulë në bllokimin, por në të ka edhe një pjesë të bërit blof.

“La Kroa”: Sofja mund të këmbëngulë në bllokimin e Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy