Regjistrimi është një operacion i rëndësishëm statistikor, është një akt patriotik i rëndësisë më të lartë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Prandaj, LSDM dhe shumica parlamentare nuk pranojnë asnjë shantazh nga humbësi dhe i provuari Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM e tij. Ligji për Procedurën Parlamentare nuk do të tërhiqet, as nuk do të mbështesim propozime të paarsyeshme për shtyrjen e regjistrimit.

Pas gati 19 vjet pa regjistrim, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë ose vonojë atë, ai duhet të mbahet këtë vit, 2021. Është plotësisht e paqartë pse Mickoski dhe OBRM-PDUKM shqetësohen nga regjistrimi, të gjitha arsyetimet e tyre kanë rënë.

Paralelet me vendet e tjera që shtynë regjistrimin nuk janë argument, sepse asnjë nga vendet e përmendura nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk u vu në një situatë për të mos pasur regjistrim për 18 vjet. Dhe nuk e kemi sepse në vitin 2011 dështoi për shkak të paaftësisë së OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM: Do të ketë regjistrim të popullsisë shkruan Telegrafi.