LSDM: Regjistrimi i popullsisë është sipas standardeve të “Eurostat”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së duke thënë se “është gënjeshtër e plotë se Ligji për regjistrim nuk duhet të jetë me flamur evropian. Ka shumë arsye dhe argumente pse duhet të jetë kështu”.

“Regjistrimi te ne realizohet sipas shumë rregullave të Eurostat. Pikërisht në Raportin e KE-së, regjistrimi përmendet si obligim i nevojshëm në shtetin tonë dhe që duhet të realizohet”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre regjistrimi nuk është operacion politik siç thotë partia opozitare maqedonase dhe se qytetarët duan operacion statistikor.

“Ai koncept i gabuar i OBMR-PDUKM-së që regjistrimi të jetë operacion politik u vërtetua si i gabuar në vitin 2011 dhe për këtë arsye dështoi”, thonë nga LSDM duke shtuar se për 18 vite nuk ka pasur regjistrim dhe se nuk duhet të anulohet.

Advertisement

Në fund LSDM thotë se Maqedonia e Veriut do të mbajë regjistrim sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të “Eurostat” dhe se Qeveria është e gatshme të pranojnë ide konstruktive dhe propozime që janë të zbatueshme./Telegrafi/

LSDM: Regjistrimi i popullsisë është sipas standardeve të “Eurostat” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy