Mariçiq: Regjistrimi i popullsisë nuk duhet sërish të politizohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në emisionin ‘360 shkallë’ në Alsat, deklaroi se regjistrimi i popullsisë nuk duhet të politizohet. Sipas ministrit, përvoja e regjistrimit të kaluar është e mjaftueshme se regjistrimi duhet të shihet si operacion statistikor që i nevojitet shteti dhe jo si çështje politike.

“OBRM-PDUKM si opozitë po përpiqet që në fillim ta politizojë, dhe pikërisht për këtë nuk ia arriti në vitin 2011. Cili është qëllimi nëse ka bojkot eventual? Të kemi më pak maqedonas në regjistrim”, tha Mariçiq.

Sipas ministrit, nuk ka argumente të fuqishme që regjistrimi të anulohet duke thënë se edhe pse ka pandemi, shteti ka dëshmuar se ka kapacitete të organizojë operacione me pjesëmarrje masive të qytetarëve.

“Dëshmuam se mund të organizojmë zgjedhje kuvendare, Qeveria dëshmoi e mund të organizojë operacione të tilla masive. E rëndësishme është që anketuesit të jenë të shëndoshë, të mbrojtur, dhe deri atëherë do të dalë edhe vaksina”, tha ministri Mariçiq./Telegrafi/

Advertisement

Mariçiq: Regjistrimi i popullsisë nuk duhet sërish të politizohet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy