Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski në ‘Top Tema’ në TV Telma tha se mbajtja e zgjedhje është e domosdoshme për shkak se sistemi i Qeverisë teknike është i paqëndrueshëm.

“Të kishim kuvend funksional, Çulev qysh moti do të zëvendësohej dhe kjo është edhe një arsye se pse duhet të ketë zgjedhje”, tha Mançevski, duke akuzuar ministrin e MPB-së se ai është më fajtori për përhapjen e sëmundjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se sipas vlerësimeve të institucioneve financiare pas krizës së coronavirusit, BPV-ja shënon rënie më të vogël në Maqedoni në krahasim me vendet e rajonit.

“Ju ndihmuam firmave dhe punëtorëve me 14.500 denarë pagë, ju ndihmuam kompanive me kredi pa interes, masë socialdemokrate është heqja e përmbaruesve, i anuluam këstet e kredive, me mjete financiare shtesë e rritën fuqinë punëtore dhe ndihmuam prodhimet vendore dhe turnizmin vendor”, tha Mançevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, opozita maqedonase është kontradiktore për shkak se nga njëra anë kërkon qeveria të mos merr hua, ndërsa nga ana tjetër kërkon të ketë më shumë para në ekonomi./Telegrafi/

Mançevski: Të kishim kuvend funksional, Çulev qysh moti do të zëvendësohej shkruan Telegrafi.