Mançevski: Mickoski ka bërë një seri shkeljesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, beson se vizita e liderit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski ka një sërë shkeljesh.

“Këto ditë kemi qenë dëshmitarë të një sjelljeje jashtëzakonisht të papërgjegjshme nga liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, por ajo që është edhe më e frikshme është se në disa prej deklaratave të tij ai përkujton absolutisht disa kohë të kaluara, kur qeveria e drejtuar nga OBRM-PDUKM ishte edhe gjyqtar, edhe polici, ndëshkues. Përkatësisht, nuk është aq e thjeshtë për Hristijan Mickoskin të thotë që kam bërë një gabim dhe tani do të paguaj gjobë dhe kjo është e tëra. Ekzistojnë një seri shkeljesh në atë që po ndodhte në rrugën ‘Boemska’”, tha Ministri Damjan Mançevski në një video fjalim.

Ai thotë se Mickoski, si shumë herë më parë, ka treguar se nuk i respekton masat për mbrojtje nga Covid-19./Telegrafi/

Mançevski: Mickoski ka bërë një seri shkeljesh shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy