Mickoski: OBRM-PDUKM do të merr pjesë në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, përmes profilit të tij në Facebook konfirmoi se partia e tij do të merr pjesë në zgjedhjet më 15 korrik.

Ai shprehet optimist se do të realizojë fitore në zgjedhjet e parakohshme kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në zgjedhjet më 15 korrik, e mërkurë, do të marrë pjesë OBRM-PDUKM dhe së bashku me popullin do ta fitojë burimin e krizës Zoran Zaevin dhe LSDM-në. Të dy kushtet që i kërkuam u pranuan, së pari protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, i dyti misionin e OSBE-së dhe ODIHR për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve”, shkruan Mickoski.

Ai vlerëson se vendi është në një krizë të keqe ekonomike dhe shëndetësore dhe se e vetmja rrugëdalje janë zgjedhjet dhe, siç thotë ai, një humbje bindëse për Zaevin dhe LSDM-në.

Advertisement

“Maqedonia ka dështuar në këto tre vjet, pësoi humbje në fushën ekonomike, shëndetësore dhe politike. Është koha për t’i dhënë fund të gjitha këtyre, është koha për ndryshime, ndërsa Maqedonia të dalë më e fortë”, shkruan Mickoski. /Telegrafi/

Mickoski: OBRM-PDUKM do të merr pjesë në zgjedhje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy