Zvicra tani është vendi më i sigurt në botë për COVID-19, shkruan “Forbes”, duke u bazuar në raportin e “Deep Knowledge Grloup”, e cila 250 faqe, ndërsa në të paraqiten kriteret me të cilat janë vlerësuar renditja e vendeve, përcjell Telegrafi Maqeodoni.

Sudani i Jugut, sipas raportit, është vendi më i rrezikshëm. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 58-të, menjëherë pas Rumanisë dhe dy vendeve përpara Rusisë.

Raporti është i bazuar në 130 parametra sasiorë dhe cilësor dhe mbi 11.400 pika të të dhënave në kategori të tilla si efikasiteti i karantinës, monitorimi dhe zbulimi, përgatitja shëndetësore dhe efikasiteti i qeverisë. Kjo është pjesë “Deep Knowledge Group”, një konsorcium i kompanive dhe jofitimprurësve në pronësi të “Deep Knowledge Ventures”, një firmë investimesh e themeluar në vitin 2014 në Hong Kong.

Ajo që duhet të na shqetësojë është se Maqedonia zë vendin e 103-të, madje gjendjet në pjesën e dytë të tabelës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sllovenia është shumë larg nesh, në vendin e 32-të, e ndjekur nga Greqia, e cila është e 34-ta, ndërsa Kroacia dhe Turqia janë në vendin e 36-të dhe 37-të.

Nga vendet e rajonit, Mali i Zi renditet në vendin e 42-të, Bullgaria renditet në vendin e 48-të, ndërsa Serbia është në vendin e 54.

Para nesh është Bosnja dhe Hercegovina, e cila është në pozicionin e 72-të në listë, si dhe Shqipëria, e cila është në vendin e 88-të./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedonia e 103-ta për ballafaqim me coronavirusin, të gjithë vendet e rajonit janë para nesh shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";