Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thotë se para dy ditësh, në Serbi, Greqi, Slloveni, Turqi dhe vende tjera në rajon ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, ndërsa në Maqedoni shteti nuk ka blerë asnjë vaksinë.

Sipas tij, shteti shkel të drejtën e jetës si e drejtë qytetarë me mbrojtje shëndetësore jo efikase dhe jo në kohë.

“Për këtë shkak nga dita e djeshme, çdo qytetar apo familje që do të kenë dëme më serioze nga coronavirusi, apo e njëjta rezulton me rezultat tragjik, ka të drejtën ligjore që ta padisë shtetin dhe familja e afërt të kërkojë dëmshpërblim”, thotë Milloshoski./Telegrafi/

Milloshoski: Vendet e rajonit vaksinohen ndërsa te ne nuk ka arritur asnjë vaksinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";