Filipçe thotë se ka arritur vala e vjeshtës, prej të hënën udhëtime pa test PCR në vendet e rajonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut dhe edhe katër vende të tjera nga rajoni me iniciativë të përbashkët në koordinim të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosën që nga e hëna të lejojnë hyrje pa paraqitjen e PCR testit negativ në vendkalimet kufitare.

Qeveria dje në seancë solli vendim nga 12 tetori t’u mundësohet hyrje pa pengesa shtetasve nga Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, ndërsa në mënyrë reciproke është dakorduar edhe qytetarët e vendit tonë të udhëtojnë në këto vende pa treguar vërtetim mjekësor. Obligim për PCR test deri më tani nuk kishin vetëm për hyrje në Shqipëri dhe në Turqi.

Vendimi është sjellë me propoim të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe për shkak të nevojës së qytetarëve, por Qeveria ka apeluar të udhëtohet vetëm për nevoja të mëdha, duke respektuar masat për mbrojtje nga coronavirusi.

Velrësimi është se në këtë moment nuk ka indikacione ose numër të lartë të rasteve pozitive nga vendet e rajonit.

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se është e qartë se po futemi në valën e vjeshtës, duke pasur parasysh rastet e reja me COVID-19./Telegrafi/

Filipçe thotë se ka arritur vala e vjeshtës, prej të hënën udhëtime pa test PCR në vendet e rajonit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy