Filipçe: Për momentin nuk ka nevojë për kufizime, vala e vjeshtës do të jetë sfidë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka folur sërish në lidhje me gjendjen me coronavirusin dhe mundësinë e vendosjes së kufizimeve.

Ai thotë se për momentin nuk ka indikacione për vendosjen e masave shtesë, gjegjësisht kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Ai deklaroi se ditëve të kaluara faktori i transmetimit të COVID-19 është në njësi dhe nëse mbetet kështu, numri i pacientëve do të ulet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Filipçe tha se edhe pse vala e dytë e të infektuarve është më e madhe se e para, është duke u menaxhuar mirë dhe se sistemi shëndetësor ka kapacitete për pranimin e pacientëve të rinj.

Filipçe tha se në muajt e vjeshtës qytetarët do të duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi do të punojnë në hapësira të mbyllura dhe do të kthehet procesi arsimor.

Advertisement

“Këto janë faktorë me rrezik serioz dhe mund të shkaktojnë sfidë për sistemin shëndetësor, më shumë se vala e parë dhe e dytë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të jemi bashkë në këtë proces”, tha Filipçe./Telegrafi/

Filipçe: Për momentin nuk ka nevojë për kufizime, vala e vjeshtës do të jetë sfidë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy