Filipçe: Nuk ka nevojë për kufizime, gjendja epidemologjike është stabile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjendjen epidemiologjike në vend e ka vlerësuar si në përgjithësi stabile dhe se ka gjithnjë e më pak pacientë në spitale.

Filipçe konsideron se për momentin nuk ka nevojë për masa kufizuese dhe se sistemi shëndetësor për përgatitet për të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin nuk ka paralajmërime për kufizime shtesë, absolutisht nuk ka indikacione të tilla. Diku rreth 10 përqind nga numri i rasteve aktive me coronavirus janë të shtruar në spitale dhe ky trend pritet të mbetet, që do të thotë se mirë menaxhohet. Në përgjithësi mendoj se situata është stabile, kemi pasqyrë të gjendjes epidemiologjike, duke e pasur parasysh testimin masiv që e bëjmë dhe që do të vazhdojmë në të ardhmen”, tha Filipçe.

Ai shtoi se nuk planifikohen kufizime në punën e operatorëve ekonomikë, e as kufizime në lëvizjen e qytetarëve në çfarëdo pjese të shtetit.

Advertisement

Filipçe ftoi për respektim të protokolleve të miratuara nga Qeveria, në të kundërtën paralajmëroi sanksione./Telegrafi/

Filipçe: Nuk ka nevojë për kufizime, gjendja epidemologjike është stabile shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy