Filipçe: S’ka nevojë të vendosen masa kufizuese pas zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se pas zgjedhjeve të 15 korriku nuk ka nevojë të vendosen masa kufizuese si karantina.

“Masat kufizuese vendosen atëherë kur vlerësohet se ka rrezik të sistemit shëndetësor. Në momentin kur duhet të vendoset masa kufizuese duhet të paralajmërohen ekspertët, por nuk ka paralajmërime për ndonjë masë shtesë”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe gjatë ditës së sotme nga 1.794 testime për coronavirus, pozitiv rezultuan 163 raste. Prej tyre Shkup janë 87, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadar-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-9, Kërçovë-3, Resnjë-5.

Poashtu janë regjistruar edhe 8 viktima, prej të cilëve gjashtë nga Shkupi dhe nga një në Dibër dhe Tetovë.

Advertisement

Filipçe: S’ka nevojë të vendosen masa kufizuese pas zgjedhjeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy