Shtetasit e Maqedonisë prej sot do të mund të hyjnë në Bullgari me test negativ PCR

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Bullgarisë ka vendosur që pjesërisht t’i lehtësojë masat për hyrje në shtetin e tyre nga pesë vende, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut.

Me këtë vendim, shtetasit e Maqedonisë së Veriut prej sot do të mund të hyjnë në Bullgari me test negativ për COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç shtetasit e Maqedonisë së Veriut, me test negativ për coronavirus jo më të vjetër se 72 orë, në Bullgari do të mund të hyjnë edhe shtetasit e Serbisë, Molldavisë, Izraelit dhe Kuvajtit.

Sipas qeverisë bullgare, ky vendim është marrë në lidhje me kërkesat e sektorit të turizmit atje.

Advertisement

Për dallim nga Bullgaria, Greqia e ka vazhduar ndalesën për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut deri më 31 korrik./Telegrafi/

Shtetasit e Maqedonisë prej sot do të mund të hyjnë në Bullgari me test negativ PCR shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy