Mjeku Arifikmet Deari, urolog nga Tetova, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtatori” në moshën 64 vjeç, njofton Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Dr. Deari u shtrua në spital për probleme neurologjike, por ishte edhe pozitiv me COVID-19. Pas 15 ditësh mjekim në spital, ai humbi betejën me sëmundjen.

“Doktor Deari, i cili ishte vetëm disa muaj para pensionimit, është mjeku i parë që ndërron jetë nga komplikimet nga coronavirusi. Unë shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e thella për familjen e tij. U bëj thirrje kolegëve të mi shëndetësorë që të mbrohen në vendin e punës, në përputhje me protokollet, por edhe jashtë saj.

U bëj thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit e shëndetit dhe të gjithë bashkëqytetarët e tyre” shkruan Filipçe në Facebook./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërroj jetë mjeku Deari nga Tetova, ishte pozitiv me coronavirus shkruan Telegrafi.