Ndërroi jetë 47 vjeçari nga Tetova i infektuar me koronavirus, dje ishte pranuar në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një pacient 47 vjeçar nga Tetova ka ndërruar jetë sot në mëngjes në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai ka qenë i infektuar me koronavirus, por ka vuajtu edhe nga sëmundje tjera kronike. Në spital është pranuar gjatë ditës së djeshme, transmeton Gazeta Lajm.
Ndryshe në 24 orët e fundit në mbarë vendin janë evidentuar 23 persona të infektuar me Kovid-19, ndërkohë që 9 pacientë janë shëruar.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në: Shkup-12, Kumanovë-4, Tetovë-4, Prilep-2 dhe 1 në Negotinë.
Në bilancin e të infektuarve nga Kumanova janë përfshirë edhe personat e infektuar nga Komuna e Likovës. Për 24 orë janë kryer 702 teste.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy