Në Tetovë sot vazhduan protestat për shtrenjtimin e rrymës elektrike për 7.4%.

Në sheshin “Iliria” qindra protestues kishin dalë ku kërkoni anulimin e vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës për shtrenjtimin e rrymës, uljen e çmimit për 46 për qind, tatim të vlerës së shtuar më të ulët dhe shpërbërjen e Komisionit.

Kërkesat e protestuesve ishin këto: 1) KRRE të shfuqizojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike, 2) Qeveria të ndaloj monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN dhe të jap fund sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatorit, 3) Kuvendi të zhbëj KRRE-në si organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve, 4) krijimin e një trupi të pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike”

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) paralajmëroi rritje të çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Tetovë protestohet kundër shtrenjtimin e energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.