minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Protesta në disa qytete të Maqedonisë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike - Struga.info


Protesta në disa qytete të Maqedonisë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) para një jave ka publikuar informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Si rrjedhojë e kësaj, qytetarët në formë të organizuar kanë paralajmëruar protesta kundër këtij vendimi të KRRE-së, duke thirrur qytetarët për protesta në Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Dibër.

Protestat, sipas organizatorëve, duhet të fillojnë nga ora 18:00 dhe do të jenë në formë marshi para zyrave të KRRE-së dhe institucioneve lokale.

Organizatorët e protestave kanë bërë thirrje edhe për respektimin e masave për mbrojtje nga infektimi me COVID-19, mbajtja e maskave dhe distancës mes protestuesve. /Telegrafi/

Advertisement

The post Protesta në disa qytete të Maqedonisë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy