Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq.

Gjatë bisedës, me urimet për një 2021 të suksesshëm, u shprehën dëshirat dhe interesi për bashkëpunim edhe më të thellë midis qeverive dhe popujve të të dy vendeve në vitin e ri.

Kryeministrja Ana Brnabiќ e informoi Kryeministrin Zaev se nga e enjtja, 14 janar, Republika e Serbisë do të shfuqizojë testin e detyrueshëm PCR për hyrjen në Serbi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, i cili përsëri do të sigurojë reciprocitet dhe komunikim të ndërsjellë të qetë midis qytetarëve të të dy vendeve./Telegrafi/

Nga 14 janari Serbia heq testin e detyrueshëm PCR për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";