Shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të kalojnë pa testin PCR nëpër Serbi, por vetëm transit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka miratuar rregulla të reja që kanë të bëjnë me pandeminë Covid-19, e që përfshin edhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo ka të bëjë me udhëtimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nëpër territorin e Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rregullat e reja, testi PCR nuk u kërkohet shtetasve të RMV-së nëse ata kalojnë transit nëpër territorin e shtetit serb.

Korrespondenti nga Beogradi i agjencisë së lajmeve AIM raporton se qëndrimi në Serbi lejohet me test negativ PCR, por kalimi transit lejohet edhe pa test.

Advertisement

Mirëpo, kalimi transit lejohet në periudhë 12 orëshe nga çasti i hyrjes në kufirin serb./Telegrafi/

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të kalojnë pa testin PCR nëpër Serbi, por vetëm transit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy