Nismëtarët për kongres të jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së fajësojnë Mickoskin për fitoret e Zaevit.

Në reagimin e tyre ata shprehin keqardhje që Mickoski nuk mblodhi forcë dhe kapacitet demokratik ta ofrojë dorëheqjen e tij para anëtarëve të partisë.

“Anëtarësia më mirë e din se fajtori kryesorë që Zoran Zaev për herë të dytë bëhet kryeministër është Hristijan Mickoski. Përgjegjësi dhe kongres të jashtëzakonshëm duhet të ketë patjetër. Skenari më i dëshiruar i Zaevit është që Mickoski të vazhdojë ta drejtojë partinë në humbje të reja dhe pas çdo humbje të shpallë fitore dhe të arsyetohet për lëshimet”, thuhet në reagimin e nismëtarëve për kongres të jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së.

Ndryshe, Mickoski sot në koferencë për shtyp i ftoi ata që të shkojnë në parti dhe të ulen të bisedojnë, pasi vetëm kështu sipas tij, do të mposhtet Zaevi dhe LSDM-ja./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nismëtarët në OBRM-PDUKM: Mickoski i vetmi fajtor që Zaevi ende është kryeministër shkruan Telegrafi.