Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe për shkak të eskalimit të situatës me coronavirus.

Nga atje thonë se çdo i treti i testuar në Maqedoni dje ka dal pozitiv për COVID-19.

“Kaosin të cilin po jetojmë është si rezultat paaftësisë dhe mosinteresimit të Venko Filipçes. Ka fjetur tërë verën, ndërsa nuk ka qenë në gjendje të bëjë asnjë kapacitet spitalor, nuk e ka rritur personelin mjekësor, por as nuk ka blerë vaksina kundër gripit sezonal. Vala e vjeshtës me COVID e ka kapur tërësisht të papërgatitur Filipçen, edhe pse vetë ai konfirmonte se në vjeshtë virusi do të jetë më i fortë, asgjë nuk ka ndërmarrë.

Menaxhimi i keq me sistemin ka bërë që Maqedonia të jetë një nga vendet në krye të Evropës për nga numri i të infektuarve për milion banorë, por edhe të vdekjeve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga atje kërkojnë që Filipçe të marrë përgjegjësi dhe të jep dorëheqje./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Çdo i testuar i tretë është pozitiv për COVID-19, Filipçe të jep dorëheqje appeared first on Telegrafi.