Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar sërish ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, për keqmenaxhim të situatës me pandeminë COVID-19.

Nga kjo parti thonë se Filipçe e ka vendosur Maqedoninë në vendin e pestë nga 33 shtete evropiane sipas shkallës së vdekshmërisë nga coronavirusi në 100 mijë banorë.

“Filipçe çdo ditë varros anëtarë të shumë familjeve. Ai nuk i ka të gjitha resurset për të ndihmuar dhe gjithçka që bën dështon”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Kjo parti kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, si dhe përgjegjësi nga Qeveria për gjendjen me coronavirusin./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Filipçe e ka vendosur Maqedoninë në vendin e pestë për vdekshmëri nga COVID-19 appeared first on Telegrafi.