Partia opozitare OBRM-PDUKM vazhdon të akuzojë qeverinë për dështim në menaxhimin me pandeminë COVID-19. Nga partia e Hrtistijan Mickoskit përmes një komunikate me shkrim shkruajnë se Maqedonia me Zaevin është pikë e zezë në Evropë ndërsa pushteti i paaftë dhe i papërgjegjshëm i Zaevit dështon në të gjitha fushat.

“Maqedonia është rekorder i zi sipas të infektuarve dhe rasteve të vdekjes nga koronavirusi në rajon në një milionë banorë. Numri i të infektuarve ka arritur 12.357 persona që është mbi 6 herë më shumë nga parashikimet e Filipçes, ndërsa numri i të vdekurve është 532. Maqedonia u bë pikë e zezë në Evropë e cila i rrezikon edhe vendet tjera. Kurrfarë protokolle dhe mbrojtje nuk kanë autoritetet shëndetësore për shkak të së cilave po na ndodhin skandale si udhëtarët e infektuar të cilët nisën nga Shkupi deri në Turku në Finlandë” shkruhet në komunikatën e DPMNE-së, duke përfunduar se Maqedonia me Zaevin nuk ka ardhmëri, ndërsa krimi i tyre, korrupsioni dhe paaftësia edhe një kohë të gjatë do të shkaktojë pasoja për standardin e qytetarëve dhe ekonomisë.

OBRM-PDUKM: Numri i të infektuarve është mbi 6 herë më i lartë se parashikimet e Filipçes shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";