OBRM-PDUKM: Maqedonia është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që ka valë të dytë të coronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të ballafaqimit të dobët me krizën shëndetësore të shkaktuar nga epidemia e coronavirusit, Maqedonia është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që ka kulm të dytë ose një valë të dytë, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Dje kemi pasur 134 raste të reja dhe 8 vdekje nga coronavirusi, që është rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Zaevit dhe LSDM-së. Për shkak të Zaevit dhe Filipçes, Maqedonia është vend në rajon dhe më gjerë e cila ka numër rekord të të sëmurëve dhe vdjekjeve për një milionë banorë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Për më tepër, theksojnë nga atje, ne jemi i vetmi vend evropian që ka kufij të mbyllur dhe vetëm shtetasit e huaj mund të kalojnë nëpër Maqedoni gjatë rrugës për në Greqi.

“Kjo është shkatërruese. Në një kohë kur i gjithë rajoni dhe e gjithë Evropa po dalin nga vala e parë, ne kemi tashmë kulm të dytë për shkak të paaftësisë së Zaevit dhe Filipçes, dhe ne mund të imagjinojmë vetëm se si do të jetë nëse ka një kulm të tretë. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta mposhtim këtë virus të paaftësisë dhe papërgjegjësisë të quajtur qeveri e Zaevit sa më shpejt të jetë e mundur në zgjedhje, në mënyrë që Maqedonia të bëhet një vend që do të merret me sfida shëndetësore, ekonomike dhe sociale në vjeshtë”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Maqedonia është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që ka valë të dytë të coronavirusit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy