OBRM-PDUKM: Me LSDM-në në pushtet Maqedonia fundoset në krim dhe korrupsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se Qeveria e LSDM-së nuk ka plan për asgjë kur bëhet fjalë për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ata thonë se në tre vitet e kaluara shteti ka shkallë të lartë të korrupsionit dhe drejtësia është harruar plotësisht.

“Nuk ka drejtësi në vend sepse vendimet merren nga Zoran Zaev vetëm për të mbuluar krimin që ai kryen. Premtuan rritje të ekonomisë, krijim të vendeve të punës, paga më të larta, por kjo mbeti vetëm premtimi i tyre parazgjedhor. Nuk ka pagë mesatare prej pesëqind eurove, nuk ka rrogë prej njëqind mijë denarëve për mjekët, nuk ka rritje të ekonomisë prej 4% në nivel vjetor”.

“Ata gjithashtu premtuan ndërtim të një Qendre të re klinike, por edhe për këtë nuk ishin të aftë. Gjatë pandemisë, Filipçe u humb plotësisht dhe qytetarët po e paguajnë këtë me jetën e tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Me LSDM-në në pushtet Maqedonia fundoset në krim dhe korrupsion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy