Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “edhe pse numri i rasteve aktive është gati 12 mijë, dhe numri i të vdekurve tejkaloi 1.000, Zaev dhe Filipçe përveç që vonohen me masat, ata po zbatojnë edhe masa sipërfaqësore”.

“A e din Zaevi se si pasojë e politikave të këqija qeveritare, si dhe si pasojë e politikave të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse po mbushen kapacitetet spitalore. A e din Zaevi dhe institucionet kompetente të cilat i përmend Filipçe nuk mund të bëjnë teste”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se aq katastrofale janë rezultatet sa që e vetmja masë që ka mbetur është dorëheqja e Filipçes.

“Deri sa Zaevi udhëheq me Qeverinë, dhe Filipçe ministrinë kyçe, qytetarëve nuk do t’ju ndihmohet”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe janë katastrofa më e madhe për qytetarët appeared first on Telegrafi.