OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe të paaftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “epidemia po eksalon, dhe dhjetëra jeta për çdo ditë po shuhen për shkak të paaftësisë së Zaevit dhe Filipçes”.

“Për Zaevin dhe Filipçen në rend të parë janë tenderë, ndërsa për shëndetin e qytetarëve as që po mendojnë. Numri i të infektuarve nga coronvirusi drejt 10 mijë, ndërsa numri i të vdekruve drejt 500”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, COVID-19 vërtetoi paaftësinë e Zaevit dhe LSDM-së dhe se me menaxhimin e tyre sistemin shëndetësor e çuan në fund.

“Në vend që të jenë pjesë e zgjidhjes, ata u shndërruan në problem. Në vend të zgjidhjes dhe krijimit të politikë shëndetësore, ata bëjnë politike. Maqedoninë e shndërruan në pikë të zezë në rajon e më gjërë. Nuk e dinë nëse është piku i parë apo i dytë. Nuk dinë të menaxhojnë me krizën e coronavirusit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe të paaftë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy