OBRM-PDUKM: Zaev po humb betejën me coronavirusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “epidemia e coronavirusit për një ditë mori edhe një hetë, dhe 87 bashkëqytetarë tanë janë të infektuar”.

“Që nga fillimi i qershorit në Maqedoni ka 1.016 të infektuar dhe 24 të vdekur, ndërsa Zaev dhe Filipçe prioritet kanë zgjedhjet e shpejta”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë Zaev për ta shpëtuar karrierën e tij politike, po shfaqin një normalitet dhe kjo dëshmon se Zaev po humb betejën me epideminë dhe se qytetarët, për fat të keq, siç thonë nga OBRM-PDUKM, humbin jetët e tyre.

Sipas kësaj partie, Maqedonia është në vendin e 103-të në botë për nga menaxhimi me coronavirusin dhe se mbi gjysma e qytetarëve thonë se Qeveria nuk menaxhon mirë me krizën, krahasuar me rajonin.

Advertisement

“Maqedonia është vend rekorder në Ballkan për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve në një milionë banorë. Këto janë fakte që Zaev dhe LSDM nuk duan t’i shohin. Ata udhëheqin me fushata, krijuan edhe klasterë në vet partinë e tyre, dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Zaev po humb betejën me coronavirusin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy