Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar sërish pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.

Nga kjo parti thonë se derisa Zoran Zaev shëtitet në Evropë për çmime, në Maqedoni u regjistruan 40 viktima nga coronavirusi.

“Venko Filipçe që punon vetëm në PR e tij, është operuar nga përgjegjësia. Filipçe për një ditë ka varrosur 40 qytetarë. Filipçes njerëzit i vdesin rrugës për në spital, në korridoret e spitaleve, nuk ka terapi, ndërsa ka edhe që marrin kredi për të shkuar në spitale private”, thonë nga OBRM-PDUKM-së.

Kjo parti sërish kërkon dorëheqjen e Venko Filipçes nga posti i ministrit të Shëndetësisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Zaev vrapon pas çmimeve, ndërsa Filipçe varros 40 qytetarë për një ditë shkruan Telegrafi.