Dy punonjës të Odës së Mjekëve janë pozitive me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Oda e Mjekëve konfirmoi që të punësuarit nuk ishin të infektuar në punë por në ahengje private. Ata nuk erdhën në punë për 10 ditë dhe shfrytëzuan pushimet e tyre vjetore.

“Pas marrjes së informacionit se dy punonjës janë pozitivë, ndërsa në bashkëpunim me ISHP-Shkup, pas anketimit dhe testimit epidemiologjik, të gjithë punonjësit janë me rezultat negativ dhe me rrezik të ulët. Oda e Mjekëve nuk ka ndërprerë punën dhe vazhdon të funksionojë pa probleme”, thuhet në deklaratën e Odës së Mjekëve.

Në Odën e Mjekëve është bërë dezinfektim i plotë, megjithëse ata nuk erdhën në punë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Oda e Mjekëve-Maqedoni: Dy mjekët me coronavirus janë infektuar në ahengje private shkruan Telegrafi.