Oda e Mjekëve të Maqedonisë me apel për mjekët të cilët besojnë se coronavirusi nuk ekziston

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oda e Mjekëve shprehen të shqetësuar nga fakti që një pjesë e mjekëve, mendimet e tyre personali i vendosin para njohurive dhe udhëzimeve që i rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Oda e Mjekëve të RMV-së që nga fillimi pandemisë me Covid-19, vazhdimisht ju bën apel qytetarëve, dhe juve, për t’i respektuar masat për mbrojtje nga coronavirusi. Masat për mbrojtje, si në vend pune, ashtu edhe jashtë vendet e punës, janë masa zyrtare të rekomanduara nga OBSH, ndërsa Ministria e Shëndetësisë për çdo ditë i përsëri dhe u bën apel qytetarëve t’u përmbahen këtyre masave”, shprehen nga Oda e Mjekëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Oda e Mjekëve shtojnë shqetësuese është fakti që një pjesë e kolegëve vendosin bindjet e tyre personale para njohurive dhe udhëzimeve të OBSH-së dhe autoritetet shëndetësore në vend, me çka veprojnë në kundërshtim të protokolleve zyrtare dhe mjekësisë bazuar në dëshmi.

“Këto kolegë nuk i respektojnë të infektuarit për testim dhe i mjekojnë në kushte shtëpiake, ndërsa disa të tjerë thonë se virusi nuk ekziston, me çka rrit rrezikun nga përhapja nga infeksioni”, shprehen nga Oda e Mjekëve.

Advertisement

Nga atje thonë se ka kolegë të cilët punojnë në Klinikën për Sëmundje Infektive, në spitalin ‘8 shtatori’ dhe në ndihmën e shpejtë, në Kumanovë e Dibër që i ndanë përvojën e tyre në rrjete sociale dhe në të gjitha mediat.

“Virusi për fat të keq është këtu, sjell viktima. Si do t’ua shpjegoni familjeve të të vdekurve se virusi nuk ekziston? Kërkojmë t’i respektoni të gjitha protokollet nga OBSH dhe nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje nga Covid-19. Kërkojmë të silleni në mënyrë të përgjegjshme. Kërkojmë nga të gjithë ju ta përmbushin obligimin tuaj ndaj pacientëve sipas protokolleve dhe parimeve të mjekësisë bazuar në dëshmi”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Oda e Mjekëve të Maqedonisë me apel për mjekët të cilët besojnë se coronavirusi nuk ekziston shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy