Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut, OBRM-PDUKM, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe ‘E majta’ parashtruan mbi 3.000 amendamente dhe bllokuan përpjekjen e shumicës kuvendare që të miratohen ndryshimet në Rregulloren ku parashihet përfshirja e deputetëve në seancë online për shkak se ndodhen në izolim si pasojë e virusit COVID-19.

Sipas Skender Rexhepit, funksionimi online në Kuvend nuk ka kushte teknike dhe as demokratike.

Shumica kuvendare konsiderojnë se zgjidhja që e propozon kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është e mirë për funksionimin e vazhdueshëm të Kuvendit./Telegrafi/

Opozita në Kuvendin e Maqedonisë me 3.000 amendamente i bllokoi ndryshimet për përfshirjen online të deputetëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";