Nuk u diskutua për masat e reja në Kuvendin e Maqedonisë, opozita kërkon kohë për t’i shqyrtuar ndryshimet ligjore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me kërkesë të opozitës në seancën e sotme të 18-të kuvendare nuk është diskutuar për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, me procedurë të shkurtuar, e cila duhet të jetë bazë për zbatim të masave të reja për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga grupi i deputetëve të LSDM-së potencojnë se opozita ka kërkuar kohë ta shqyrtojë sepse kanë pasur dyshim në disa dispozita, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM, konfirmojnë se kanë kërkuar kohë para se të shprehen për ligjin, ta shqyrtojnë edhe të japin propozime të tyre. Nga partia opozitare thonë se duan të japin kontribut dhe mbështetje të tyre në përpjekjet për ballafaqim me COVID-19.

Ligji, mund të gjendet në rend dite në seancën e ardhshme kuvendare më 27 tetor, kur pritet në punë të kthehen edhe dy deputetë pozitiv me COVID-19 nga shumica, Laze Taneski dhe Ismail Jahoski.

Advertisement

Në web-faqen kuvendare në propozim-rend dite për seancën e sotme të 18-të si pikë e fundit ishte vendosur edhe ky ligj, por në seancë nuk kishte arsyetim pse ai sot nuk u vendos në rend dite./Telegrafi/

Nuk u diskutua për masat e reja në Kuvendin e Maqedonisë, opozita kërkon kohë për t’i shqyrtuar ndryshimet ligjore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy