Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Laima Andrikiene, shefe e Misionit të posaçëm për vlerësimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të caktuara për 15 korrik, me ç’rast u njoftua me aktivitetet e planifikuara të misionit, të përbërë nga nëntë ekspertë, në drejtim të vëzhgimit të procesit zgjedhor.

Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, duke u falënderuar për sistemimin e shpejtë të misionit vlerësues, Pendarovski e riafirmoi pritjen e tij që zgjedhjet të realizohen sipas standardeve dhe kritereve më të larta, siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe vendi-kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian.

“Në takimin, presidenti Pendarovski ka shprehur përkrahje për punën e misionit dhe bindje se angazhmani i tyre do të kontribuojë për proces të suksesshëm zgjedhor, i cili për shkak të pandemisë të Kovid 19, po zhvillohet në kushte specifike”, thuhet në kumtesë.

Pendarovski-Andrikiene: Misioni i posaçëm i OSBE/ODIHR-së do të kontribuojë për proces të suksesshëm zgjedhor shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";