Misioni i OSBE-ODIHR fillojë me punë për vëzhgimin e zgjedhjeve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Misioni i OSBE-ODIHR, i cili mbërriti në vend më 19 qershor, nga sot është gati për punë dhe anëtarët tashmë kanë realizuar takim me Komisionin Shtetëror për Zgjedhje, ku u informuan për rrjedhjen e procesit zgjedhor.

Me ftesë të qeverisë së Maqedonisë, OSBE-ODIHR ka dërguar një mision të posaçëm për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Misioni përbëhet nga shtatë ekspertë, të cilët do të qëndrojnë në Shkup dhe do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor nga kryeqyteti. Ekipi përfshin kreun e misionit, zëvendësin e tij, një analist politik dhe zgjedhor, si dhe një analist për regjistrimin e votuesve, një këshilltar ligjor dhe mediatik. Misioni do të zgjasë tre javë.

Zëdhënësi i OSBE-ODIHR Katja Andrush javën e kaluar për AIM tha se ODIHR do të vendos mision special për vlerësimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Advertisement

Misioni i OSBE-ODIHR fillojë me punë për vëzhgimin e zgjedhjeve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy