Presidenti Stevo Pendarovski për “TV Sitel” tha se ai do të dëshironte që i pari të merrte vaksinën kundër Covid-19, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin tek qytetarët.

“Do të doja të isha i pari që do të marr vaksinën në vendin tonë. Jo sepse dua të jem i pari që të mbroj veten, sepse më afrohen protokolle të rrepta, por vetëm për të rritur ndërgjegjësimin. Sepse pashë një përqindje që një pjesë e vogël e qytetarëve janë të gatshëm të marrin vaksinën.

Nëse është e mundur, madje më bëni edhe një video. Bëhet fjalë jo vetëm për mua, por edhe me familjen time”, tha Pendarovski.

Pendarovski gjithashtu tha se nuk është i kënaqur me mënyrën se si funksionon menaxhimi i krizës me coronavirusin në vend./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pendarovski: Do të doja që i pari të merrja vaksinën kundër coronavirusit appeared first on Telegrafi.