Janushev: Pendarovski duhet ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev kërkoi nga Stevo Pendarovski ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mos bie në trysninë e Zoran Zaevit.

“President Pendarovski. Vazhdoni gjendjen e jashtëzakonshme. Çdo vendim tjetër do të jetë vetëm pranim se vendimi është politik, dhe se është marrë nën trysnin e Zorn Zaevit”, tha Janushev.

Ai shtoi se se së pari duhet të zgjidhet kriza shëndetësore dhe më pas të mendohet për zgjedhje.

“Oliver Spasovski dhe Zoran Zaevi janë të paaftë të ballafaqohen me këtë krizë. Këtë e dëshmojnë edhe numrat”, tha Janushev./Telegrafi/

Advertisement

Janushev: Pendarovski duhet ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy