Mickoski: Presidenti të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, zgjedhjet në mes të korrikut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një konferencë për shtyp, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të hartojë protokolle për zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski theksoi se data e parë e mundshme për zgjedhjet është mesi i korrikut. Ai iu drejtua kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për të mos bërë presion për zgjedhje.

“Mesi i korrikut është koha derisa të hartohen protokollet, ndërsa më pas mbërrin misioni i OSBE-ODIHR, dhe 5 korriku nuk është një opsion për OBRM-PDUKM-në”, tha Mickoski, duke shtuar se këto janë dy kërkesat.

Mickoski shtoi se ajo që është kërkuar nga OSBE-ODIHR është vlerësuesit, dhe jo vëzhguesit, sepse ata nuk mund të arrijnë me kohë për 5 korrik. Për këtë nuk vjen në diskutim as 8 korriku./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Presidenti të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, zgjedhjet në mes të korrikut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy