Policia belge e ka arrestuar një të punësuar nga një firmë nga Haalterti i cili ishte për vizitë në Maqedoni dhe është kthyer në punë pa i respektuar rregullat sanitare për Covid-19 të cilat janë në fuqi në Belgjikë, njofton AIM.

“Personi u arrestua menjëherë dhe u vendos në karantinë”, kumtoi kryetari i komunës, Verle Baejens.

Sipas kryetarit të komunës Haaltert, punëtori nuk e ka plotësuar formularin pas kthimit të tij nga Maqedonia, e cila është në zonën e kuqe të Covid-19, dhe nuk e ka respektuar detyrimin për t’u vendosur në karantinë të detyrueshme. Sipas tij, procedura e policisë është e shpejtë dhe e përshtatshme.

“Personi u testua dhe rezultatet do të dihen gjatë ditës. Në varësi të tyre, do të ndërmerren edhe masat në kompani”, shtoi kryetari i komunës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kompania dhe punonjësit u njoftuan për ngjarjen, ndërsa punëtori i pakujdesshëm, rrezikon gjobë me para për mosrespektim të masave kundër Covid-19.

The post Policia belge e arrestoi një person, pas kthimit nga Maqedonia shkeli rregullat sanitare appeared first on Telegrafi.