Partia Popullore Evropiane (PPE) nuk ka koment për bllokimin e partisë së Borissovit e cila është anëtare e PPE-së.

Siç raportojnë nga MIA, pas thirrjes së partive politike në Parlamentin Evropian për debllokim të situatës në Këshillin e BE-së dhe Bullgaria të heq dorën nga Maqedonia e Veriut, MIA kërkoi reagim edhe nga partia popullore e cila ka hesht deri tani.

Në PPE anëtare janë edhe partia e Borissovit dhe OBRM-PDUKM, ndërsa në pyetjen se cili është qëndrimi i tyre në lidhje me bllokimin e integrimit me Maqedoninë e Veriut nga kjo parti janë përgjigjur ‘s’kemi koment’.

Më herët disa eurodeputetë përmes një letre kërkuan nga Bullgaria të mos bllokojë RMV-në dhe të jepet drita e gjelbër për fillimin e bisedimeve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post PPE pa koment për bllokimin E Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.