Të hënën do të jenë të gatshme protokollet shtesë për kohën sipas të cilave do të punojnë objektet hotelierike si dhe për hapjen e hapësirave të brendshme të tyre. Këtë e bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili tha se sot në mëngjes në shtabin koordinator të Qeverisë kanë mbajtur takim dhe kanë biseduar në këtë temë.

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë dorëzuar propozim protokolle deri te Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, ndërsa sot janë njoftuar se deri të hënën do të jenë të përgatitura protokollet shtesë sa i takon punës së objekteve hotelierike.

Përndryshe më 28 maj Qeveria solli vendim për hapjen e kafeneve dhe restoranteve, duke lejuar që ata të vënë në dispozicion vetëm terrasat, me orar pune nga ora 10:00 deri në orën 22:00. Ndërkaq, në tavolinë mund të uleshin 2 persona të ndryshëm, ose nëse janë të së njëjtës familje, 4 persona.

The post Propozohet hapja e hapësirave të brendshme të kafeneve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";