Qeveria miratoi propozimin me të cilin inspektorët pritet të marrin më shumë kompetenca.

Në fakt nëse inspektorët nga Inspektorati shtetëror i tregut, Inspektorati shtetëror i punës, ai i transportit dhe të tjera në nivel qendror ose lokal vërtetojnë shkeljen e protokolleve shëndetësore do të kenë autorizimin që në vendngjarje të shqiptojnë dënimin për mbylljen e përkohshme të objektit në afat prej 30 ditësh.

Me ndryshimet e fundit parashihet gjithashtu edhe rritja e gjobave. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pasi të kalojnë edhe filtrin e fundit, atë të Kuvendit.

Qeveria e Maqedonisë autorizon Inspektoratin e Tregut të mbyllë aktivitetet që nuk respektojnë masat kundër coronavirusit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";