Qeveria e Maqedonisë kërkon nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse deri nesër të dorëzojë masat kundër virusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi procesverbalin e mbledhjes së 69-të të Shtabi Kryesor Koordinues për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin e coronavirusit.

Qeveria konkludoi që Komisioni për Sëmundje ngjitëse, në bazë të gjendjes aktuale dhe analizës, deri mbledhjen e ardhshme qeveritare, përkatësisht deri nesër, të dorëzojë rekomandime që të merren masa për parandalim të shpejtë dhe efikas të përhapjes së coronavirusit.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria bëri ndryshime dhe plotësime të dekreteve me fuqi ligjore për mbështetje financiare të qytetarëve dhe punonjësve me të hyra të vogla, persona të rinj dhe punëtorë shëndetësorë përmes dhënies së kartelave për blerjen e prodhimeve nga Maqedonia dhe shërbimeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme./Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë kërkon nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse deri nesër të dorëzojë masat kundër virusit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy