Zëvendëskryeministri i Qeverisë i caktuar për luftimin e korrupsionit dhe krimit, Ljupçe Nikollovski, ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kryetarja e Këshillit Inspektorial, Magdalena Filipovska-Grashkoska dhe drejtorët e shërbimeve inspektoriale, mbajtën mbledhje në lidhje me kontrollet që ndodhën gjatë kësaj fundjave si dhe propozimet për propozimet për rritjen e kompetencave të inspektorëve.

Në mbledhje u shqyrtuan ndryshimet e propozuara në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse e që parashohin autorizime më të mëdha për inspektoriatet të cilët inspektojnë nëse zbatohen protokollet.

Kompetencat e reja janë paraparë të vlejnë për të gjitha inspektoratet si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel lokal, ndërsa propozimet do të dërgohen në mbledhjen e ardhshme qeveritare.

Ndryshe, që nga fillimi i muajit deri sot, Inspektorati Shtetëror kishte 160 kontrolle në gjithë shteti. Më së shumti në Manastir 37, Gostivari 30, Shkup 28, dhe në qytete tjera./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë kërkon mënyrë për t’i rritur kompetencat e inspektorëve appeared first on Telegrafi.