Qeveria e Maqedonisë kërkon mënyrë për ta shkarkuar drejtorin e Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të konsultohet me jurist dhe nëse kjo është e mundshme që sot do të ndryshojë drejtorin e Qendrës për Shëndet Publik Shkup, Arben Ziberi, i cili poashtu është edhe kandidat për deputet nga radhët e BDI-së.

E gjithë kjo vjen pasi që Ziberi në ‘Facebook’ shkroi se ka ndikuar në vendimin që të hapen kufijtë pa kufizime me çka ju bëri thirrje mërgimtarëve të kthehen në Maqedoni dhe të votojnë për kryeministër shqiptar.

“Së pari kjo nuk është e vërtetë, Ziberi nuk është anëtar i komisionit. Konsideroj si një retorikë në fushatë parazgjedhore. Një vendim i tillë nuk i ngjan një mjeku, posaçërisht jo një drejtori të një institucioni të tillë”, tha Filipçe.

Drejtori Ziberi thotë se si kandidat për deputet ka të drejtë që në profilin privat të deklarojë qëndrime politike dhe se nuk ka keqpërdorur institucionin të cilin udhëheq.

Advertisement

“Unë jam kandidat për deputet dhe kam të drejtë që në ‘Facebook’ privat të kem qëndrime politike dhe në asnjë moment nuk kam keqpërdorur institucionin të cilin e udhëheq”, tha Arben Ziberi.//Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë kërkon mënyrë për ta shkarkuar drejtorin e Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy