Reagon BDI për shkarkimin e Arben Ziberit: Filipçe të mos tentojë të mohojë të drejtën e shprehjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reagon BDI për shkarkimin e Arben Ziberit: Filipçe të mos tentojë të mohojë të drejtën e shprehjes

Nëpërmjet një njoftimi të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) vlerësohet si elektorale retorike që e përdori ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në foltore të Qeverisë.

“Dr. Arben Ziberi është kandidat për deputet në zonën e parë zgjedhore dhe si gjithë të tjerët ka drejt të shpreh qëndrime politike në fushate zgjedhore duke ruajtur institucionin që e udhëheq nga çdo përfshirje politike”, shprehen nga BDI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu:

Qeveria e Maqedonisë kërkon mënyrë për ta shkarkuar drejtorin e Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi

Advertisement

Ata shtojnë se Ziberi ka qenë shtylla e Qeverisë dhe MSH-së në luftën kundër pandemisë dhe se, si parti politike, ndjehen krenar me punën e tij.

“Andaj, kërkojmë nga ministri Filipçe mos të tenton të mohon të drejtën e shprehjes politike në fushatë zgjedhore për arsye të kalkulimeve të veta partiake”, thuhet në njoftimi e BDI-së./Telegrafi/

Reagon BDI për shkarkimin e Arben Ziberit: Filipçe të mos tentojë të mohojë të drejtën e shprehjes shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy