Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, informon se Qeveria në seancën e sotme ka sjellë vendim për masa të reja për parandalimin e coronavirusit.

Sipas vendimit të Qeverisë, shkurtohet koha e punës së objekteve hotelierike deri në ora 21:00, përveç me porosi dhe shërbime në sportel.

Ky vendim vlen edhe për objektet hotelerike në pompat e benzinës, ndërsa përjashtohet ato në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Qeveria gjithashtu ka sjellë vendim për ndalesë për grupim të më shumë se katër personave në hapësira publike, pas orës 21:00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zaev njofton se Qeveria ka miratuar rekomandim për të gjithë qytetarët e vendit dhe të huajt, që pas orës 21:00 të mos lëvizin në hapësira publike nëse nuk kanë nevoja urgjente./Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë miratoi masa të reja: Kafenetë do të punojnë deri ora 21:00, ndalohet edhe grupimi i më shumë se katër personave shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";