Maqedoni, prej sot kafenetë punojë deri në ora 21:00

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas masave që i miratoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut, objektet hotelerike prej sot do të punojnë deri në ora 21:00. Kjo vlen edhe për të gjitha kafenetë dhe restorantet që punojnë në pompat e benziës.

Përjashtim nga kjo masë janë objektet hotelerike në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit, restoratet që shërbejnë mysafirët në hotele si dhe shitja e ushqimeve sipas mënyrë ‘to go’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Krahas kësaj, prej sot në ora 21:00 fillon edhe ndalimi i grupimit prej më shumë se katër persona në hapësira publike.

Po ashtu rekomandohet që qytetarët pas orës 21:00 të mos lëvizin pa pasur nevojë dhe të mos grupohen nëpër shtëpi në festa familjare./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni, prej sot kafenetë punojë deri në ora 21:00 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy